Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit në kërcim së gjati, shkodrani u hodh plot …

0
63

Vetëm pak kohë, pasi ka fituar medaljen e artit në mitingun ndërkombëtar të Vjenës, atleti ynë Izmir Smajlaj fiton edhe medaljen e dytë të artit dhe shpallet kampion në Ballkan në garën e tij të preferuar të kërcimit së gjati.

Atleti i njohur shkodran Smajlaj, ka arritur të kërcejë nga largësia 7.91 metra, duke u renditur paraprakisht në këtë disiplinë të Kampionat Ballkanik për salla të mbylljes që zhvillohet në Stamboll të Turqisë, ku merrin pjesë 18 vende të ndryshme të botës.

Ky është suksesi i dytë radhazi gjatë këtij viti, për atletin në Izmir Smajlaj dhe trajner i tij Gjergji Ruli,  president i FSHA-së, i cili tha se ai vazhdon të përgatitet për të realizuar ambicien madhore, kualifikimi në finalet e Olimpiadës së Tokios.

(E.H/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here