Kuqezinjtë e rinj U-19, tri ditë në premierën e trajnerit Cungu

0
43

Përfaqësuesja e të rinjve U-19 nis sot një grumbullim 3-ditor nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit kuqezi, Armando Cungu. Tekniku shkodran ka ftuar 25 lojtarë, me pjesën dërrmues që vijnë për herë të parë në këtë grup-moshë, pasi në të kaluarën janë aktivizuar me ekipet e moshave U-18 dhe U-17.

Ekipi do të grumbullohet në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa lojtarët e ftuar janë të datëlindjeve 2002, 2003 dhe 2004. Në listë ka disa emra interesantë, që aktivizohen edhe në skuadra të huaja dhe kanë qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e skautëve të FSHF-së.

Për t’u përmendur janë emra si Keslin Shani (Lokomotiva e Zagrebit), Armelindo Mema (QPR), Zajsar Arapi (Kickers Offenbach), Lion Cahani (Gorica), Fabian Shahaj (Den Haag), Henry Hysenagolli (Leganes CD) apo edhe Arbër Bytyçi (Laçi).

Kjo është edhe premiera e trajnerit, Armando Cungu në stolin kuqezi, pas emërimit të tij në këtë detyrë pak javë më parë,- njofton zyra e shtypit pranë FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here