(AUDIO) “Pazar” për deputetë, Jenishehri e “josh” me 120 mln lekë, shkodrani e vë në lojë

0
47

Vetëm pak orë pasi shpalli thirrjen në Facebook për kandidatë për deputetë kanë “vërshuar” kërkesat në telefonin e Selami Jenishehrit. Shkodranët, mjeshtra të humorit dhe batutave nuk kanë humbur momentin për ta vendosur në lojë deputetin që garon me partinë e Pensionistëve.

Abcnews.al ju sjell audion e plotë të “negociatave” mes deputetit dhe qytetarit që “kërkon” të futet në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. “A do ma u ba deputet, do të marrësh 120 milionë lekë, kaq ke me marrë për 4 vite.

Do të jesh në parlament, ke me pa” thotë ndër të tjera Selami Jenishehri në audio në tentativë për ta bindur që t’i bashkohet listës së tij pa e kuptuar që qytetari po tallej./ db/ Abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here