Ndryshimi drastik në pamje i Gonzalo Higuain, argjntinasi duket më i ‘plakur’ gjatë stërvitjes së fundit

0
42

Pas 13 vitesh të kaluara në nivelet më të larta të futbollit evropian, Gonzalo Higuain vendosi që gjatë vitit 2020 të ndërronte kontinent.

Ai iu bashkua Inter Miami FC, një prej klubeve të reja në MLS, i cili drejtohet nga legjenda e futbollit, David Beckham.

Dhe derisa argjentinasi po pret rikthimin e sezonit të ri të futbollit, ai është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale.

Në stërvitjet e të hënës, Pipita është parë me flokë të shkurtuara më tepër se zakonisht që jemi mësuar ta shohim.

Porse vëmendje më të madhe ka tërhequr mjekra e tij e madhe, ashtu që janë bërë krahasime nga më të ndryshmet nga përdoruesit e Twitterit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here