Testohet ulja e avionëve në aeroportin e Kukësit, Balluku: Do të jetë një aeroport ndërkombëtarë

0
87

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte e pranishme në Aeroportin e Kukësit, ku po kryheshin testimet e para për uljen e avionëve në pistë. Balluku bëri me dije se ky aeroport parashikohet të jetë një aeroport ndërkombëtarë.

“Nisim punën për një aeroport të 3-të dhe më e rëndësishme është që të nisim aeroporte të tjera. Aeroporti i Sarandës dhe i Korcës. Aviacioni i cili është goditur nga pandemia ka pësuar një humbje në trafik dhe pasagjerë. Ka më pak se 65% të fluturimeve dhe shumë punonjës kanë humbur vendet e punës nga pandemia. Dëmi është i madh. Shpresojmë që me vaksinimin ti rikthehemi normalitetit. “, u shpreh Balluku.

(R.G/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here