Najada Çomo kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit

0
87

Gjatë aktivitetit të sotëm ku po bën një bilanc të punës së kryer nga qeveria e tij në këto 8 vite në shëndetësi, kryeministri, Edi Rama, i kërkoi shefes së pavijonit të Spitalit Infektiv, Najada Çomo që të kandidojë për deputete në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është momenti për ta thënë këtë që të gjithë ta dëgjojnë, jam shumë mirënjohës edhe për një fakt tjetër, që duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo ndeshje, kjo garë e 25 Prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që qoftë në vijën e parë të kësaj lufte, po qoftë dhe në anën tjetër të kësaj vije, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vetë skuadrën tonë, është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush dhe kush më mirë sesa komandantja e vijës së zjarrin e njohur nga të gjithë të vijë me ne, jo për t’u bërë deputetja e radhës në grup e deputeteve dhe deputetëve, as për të lënë vijën e zjarrit për t’u ulur në një nga karriget”, tha Rama.

Kreu i qeverisë teksa konfirmoi aprovimin e shefes së Infektivit tha: Ne nuk duam që ti të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here