Floriana Garo kthehet në Tiranë, këtë herë si pjesë e politikës, ja në cilën parti do e shohim

0
23

Ish-moderatorja e njohur Floriana Garo, e cila prej disa vitesh jeton në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, së fundmi ka ardhur të vizitojë Tiranën.

Mësohet se bukuroshja ka ardhur në Shqipëri pasi do të jetë pjesë e fushatës së Partisë Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha.

Ndërkohë, më herët gjatë një interviste të dhënë për albinfo, Floriana tha se: “Në një formë ose në një tjetër, do të kthehem në vëmendje të publikut”. Mos ndoshta ky ishte një paralajmërim që moderatorja e ka të qartë motivin e kthimit në Shqipëri, pra politikën?

Ende nuk dimë të themi nëse Floriana Garon do e shohim si pjesë të fushatës së Bashës, apo edhe si kandidate për deputete nga lista e Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here