Pyetjet të cilave Basha duhet t’u japë përgjigje

0
45
Nga Ervin Goci:
11 pyetje për z.Lulzim Basha si pretendent i shpallur për pozicionin me të larte ekzekutiv në ate që ka mbetur nga Republika e dikurshme e lavdishme e Shqiperise :
1. Nëse neser, ose kur të jete data, cila është skema dhe me cilat para do të financosh rindertimin e Teatrit Kombetar?
2. Nëse neser apo kur të trokase dita, cilat do të jene aktet e juaja politike, që do të çojne me siguri matematike në burg, shkaterruesit e Teatrit Kombetar?
3. Nëse neser apo kur të jene të shendjellat, do gdhihesh kryeminister, çdo do të behet me ndertesen nga me të vjetrat të Tiranes, Sarajet, kur dihet që ka nje plan për ta hedhur në toke dhe madje kur dihet që brenda PD e duan të rrezuar këtë pasuri kombetare me shumë se nje eksponent?
4. Nëse neser apo kur të bjere vesa, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me kullen që po perpin perbindshem, në shkelje të çdo normative që dime simbolin 200 vjeçar të Tiranes, Sahatin ; do prishet, apo do ta mbajme këtë turp dhe të partypim këtë kancer në trupin e qytetit dhe mbi simbolin me perfaqesues?
5. Nëse neser apo kur të vijne plakat, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ato vila, ndertesa, me ose pa status monument kulture në Tirane e gjithe Shqiperine ; do këtë nje ligj të veçante për to, do këtë ndonje mase urgjente për të mos lejuar degradimin e metejshem, do të këtë ndonje politike për vitalizimin e tyre, apo do t’i leme që t’i perpijne gorillat e ndertimit dhe ato që kane mbetur?
6. Nëse neser, apo kur të agoje dita që të jeni kryeminister, çdo të beni me disa leje ndertimi për kulla, të cilat tashme janë dhene dhe presin të fillojne punimet, si psh., kulla tek ish-ekspozita, kullat të Garda e Republikes, m’u në zemer të parkut të liqenit?
7. Nëse neser apo kur të kendoje gjeli, do të jeni kryeminister i Shqiperise, çdo behet me mbi 30 Kulla, nje pjese të ndertuara, të tjera në pritje, të parashikuara për t’u ndertuar ; do të bllokohen, do të hetohen, do të prishen, do të konfiskohen, cili është plani për to?
8. Nëse neser, apo kur të vije vafti, do të jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ato 350 leje apo 400 mesatarisht që jepen çdo vit nen ritem industrial në Tirane, do të këtë moratorium të plote apo do të vazhdoje kullufitja e çdo centimetri të lire që ka mbetur në qytet?
9. Nese neser apo kur të kendoje thëlleza, do jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ato 60% të 1400 lejeve të ndertimit që janë dhene për kompani, të cilat nuk i kishin parate për t’i ndertuar këto godina ; a do të hetohen ato nje për nje, apo do të lihen keshtu siç janë si deshmi monumentale të nje Shqiperie që betonizoi jetet tona me respektet meritare që i takojne?
10. Nëse neser, apo kur shkelqeje dielli n’shpat malit, do jeni kryeminister i vendit, çfare do të behet me ata mijra të shperngulur apo në proçes nen distopine e rindertimit, kryesisht në qarkun e Tiranes dhe Durresit – që po shkulen si kohen e reformes agrare, duke marre nje shtepi në kembim të leshimit të tjetersimit të vleres se tokes – do rishqyrtohet proçesi, do kene ze qytetaret, apo do të vazhdoni me të njejten masaker por të prezantuar pak me bute?
11. Nëse neser apo kur të vije sihariqi, do të jeni kryeminister i Shqiperise, çdo të behet me ata 300.000 shqiptare që sot lengojne si qytetare të dores se dyte të paformalizuar në shtepite e tyre, kryesisht në Tirane, por dhe në qytete tjera ; do të formalizohen, do kene dhe ata të drejta si gjithe qytetaret e tjere, apo do të lihen ashtu terur që t’i fshije buldozeri i rradhes?
Nese z.Basha ka ndonje pergjigje bindese, të paekuivoke, jo për mua, por për syte e veshet e publikut, e marr shumë seriozisht idene për ta votuar. Nëse nuk ka pergjigje për këto nyje që na kane mberthyer për fyti, une për vete refuzoj madje dhe ta degjoj, pale pastaj ta besoj.
Nuk janë vetem këto sigurisht në Shqiperi, por këto janë nyje, pergjigjet ndaj të cilave për mua tregojne kristal vullnetin politik të nje subjekti.
Nese nuk flitet për keto, gjithçka është trendeline e propagande..nuk duhet t’u besoni asnje fjale!
E di që do me thoni, mos prit pergjigje, por une nuk kam asnje të drejte që mos t’i jap nje shans si qytetar që të me mbushe mendjen.
E garantoj që këto ngulçe i vuajne me mijera.
Pres me besim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here