Pasi postoi fotografinë me Antonelën, pendohet Mevlani. E fshin nga Instagrami

0
25

Një nga konkurrentët që është komentuar shumë në Për’puthen është Mevlani, i cili është i fokusuar tek Ledjana dhe Antonela.

Mes tyre ka shpesh debate të ashpra ndërsa Mevlani duket se nuk është ende i vendosur se cila është e duhura për të dhe të deklarohet se takimet do t’i vazhdojë vetëm me njërën prej tyre.

Një ditë më parë, në profilin e tij në “Instagram”, postoi një fotografi ku shfaqej së bashku me Antonelën nga puntata  e djeshme.

Mevlani e kishte shoqëruar foton me një emoji qershie, ndërsa Antonela i komentoi me një emoji zemër. Duket se është penduar pasi pak minuta më vonë, e ka fshirë fotografinë.

Nga ana tjetër, Antonela foton në fjalë e ka postuar në “Instastory” të shoqëruar me emoji zemre.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here