VIDEO/ Bayern vendos diktatin: përmbys Dortmundin me një super Lewandowski, Haaland mjaftohet me dy gola

0
26

Kryendeshja e Bundesligës ka konfirmuar padronin e kampionatit gjerman. Borussia Dortmund nuk ka mundur dot ti bëjë dëm kampionëve në fuqi, duke u dorëzuar përballë Bayern Munich me shifrat 4-2. Sfida nisi mjaft mirë për verdhezinjtë pasi Haaland shënoi për verdhezinjtë dy herë brenda 10 minutash,  duke të lënë përshtypjen se do ishte nata e tyre.

Gjithsesi, bavarezët zgjohen me Lewandowskin në të 26-tën. Ndërsa në të 44-tën, polaku realizon me 11 metërsh. Të besuarit e Flick marrin zemër nga barazimi, me Goretzkën që “tund rrjetën” në minutën e 88-të.

Ndërsa për të vulosur çdo gjë Lewandowski shënoi të katërtin për bavarezët. 31 gola për polakun që kryeson listën e golashënuesve, po ashtu edhe Bayern që qëndron në vendin e parë në kuotën e 55 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here