Low i jep fund aventurës në krye të “panzerave”

0
38

Finalet e kampionatit europian, që do të zhvillohen këtë verë për Euro 2020, do të jenë të fundit për trajnerin gjerman, që mori këtë detyrë në vitin 2006.

Pas 15 vitesh, Joachim Löw do t’i thotë lamtumirë ekipit kombëtar. Gjermania do të ndryshojë trajnerin në fund të Euro 2020, që do të zhvillohet këtë verë.
Njoftimi zyrtar u bë nga DFB, Federata Gjermane e Futbollit, të martën në mëngjes.

Löw do të tërhiqet pasi të tentojë fitimin e një tjetër trofeu të rëndësishëm në krye të “Mannschaft”, pas suksesit në Kupën e Botës Brazil 2014 dhe në Kupën e Konfederatave në vitin 2017. Gjermania e Low arriti gjithashtu deri në finale e Euro 2018, ku u mposht nga Spanja.

Trajneri nga Frieburgu, u emërua në stafin e përfaqësueses gjermane, fillimisht si ndihmës i Jurgen Klinsmannit, pastaj si trajner kryesor që nga viti 2006. Mbretërimi i tij zgjati 15 vjet.

Me Low të stol, Gjermania gjithmonë ka arritur të paktën në gjysmëfinale nga viti 2008 deri në 2016-tën. Në finalet e botërorit të fundit, në Rusi, Gjermania e Low u eliminua që në fazën e grupeve, duke marrë shumë kritika.

Kontrata e Löw skadonte në vitin 2022, por ai ka vendosur të tërhiqet menjëherë pas Europianit. Pasardhësi i tij ende nuk është vendosur nga Federata Gjermane e Futbollit.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here