Fitorja s’i mjafton Juves, Porto heroike e nxjerr jashtë Champions

0
147

Juventusi fitoi 3-2 përballë Portos, fitore që nuk i mjaftoi bardhezinjve të Andrea Pirlos. Sukses fantastik për skuadrën portugeze, që kualifikohet në çerekfinalet e Champions League pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë.

Ndeshja spektakolare dhe plot emocione në Torino, aty ku u luajtën 120 minuta të zjarrta. Porto fitoi një penallti në minutën e 19-të dhe zhbllokoi sfidën. Sergio Oliveira nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh.

Kaq për pjesën e parë, teksa pushim i bëri mirë kampionëve të Italisë. Federico Chiesa realizoi dy gola brenda 14 minutave (49′ dhe 63′), teksa miqtë mbetëm me dhjetë lojtarë në minutën e 54-t, pasi Taremi u ndëshkua me të kuq.

Juventusi dominoi kundërshtarin, por 90 minutat përfunduan në 2-1 dhe ndeshja shkoi në shtesa. Vendasit nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik dhe u befasuan në minutën e 115-të. Sergio Oliveira gjeti golin e dytë personal falë një goditje dënimi fantastike.

“Zonja” reagoi dhe Adrien Rabiot gjeti rrjetën dy minuta më vonë. Gol shpresë për Juventusin, por Porto rezistoi dhe kaloi në tetë skuadrat më të mira të Evropës falë dy golave jashtë fushe, duke iu bashkuar Dortmundit në çerekfinalet e Champions. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here