Një tifoze më shumë me Vllazninë…

0
296

Ecuria e mire e Vllaznise kete sezon i ka bere per vete te gjithe dhe numri i tifozeve te kesaj skuadre po shtohet gjithnje e me shume.

Madje ka edhe tifoze “VIP” dhe njera nder ta eshte prezantuesja dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani. Siç dihet, ajo prej disa kohesh bashkejeton me regjisorin e njohur shkodran Eduard Grishaj, i cili se fundi beri edhe videoklipine e kenges se Vllaznise, kenduar nga Sidrit Bejleri.

Ka qene vete Grishaj ai qe ka zbuluar skuadren per te cilen ben tifo partnerja e tij. Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv” dhe eshte pyetur se me ke bente tifo Arbana ngaqe kishte zera se ajo ishte tifoze me Tiranen, por Edi e ka mohuar kete gje duke thene:

“Arbana ben tifo vetem per dy skuadra: Vllaznine dhe Bajernin”. Ne fakt keto jane skuadrat me te cilat ben tifo edhe vete ai dhe prandaj duket se edhe partnerja e tij ndjek te njejten rruge.

Vllaznia kesisoj ka nje tifoze me shume dhe padyshim qe kjo eshte diçka e mire. Kjo skuader ne fakt ka patur shume tifoze gjate gjithe viteve dhe jo vetem nga Shkodra, por edhe nga i gjithe Veriu e me gjere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here