“Dramë” në Shkodër, Bylisi përmbys Vllazninë 1-2

0
276

Vllaznia gabon rende dhe me shume siguri pas javes se 24-te te kampionatit do te jete e detyruar ta leshoje vendin e pare te renditjes. Ajo eshte mundur brenda ne Shkoder nga Bylis me rezultatin 2-1.

Vllaznia e nisi ndeshjen në sulm e kjo u pa edhe nga aktivizimi që nga minuta e parë  dyshes Dilaver- Cisse. Sinjalet e para për gol i dha Nuavexhi që në minutat e para ndërkohë që në minutën e 14-të Dilaver do të zhbllokonte rezultatin.

Goli i shënuar shpejt i dha qetësinë e duhur kuqebluve të cilët mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë, por lojtarët e saj u nxituan para portës mike. Bylis nga ana e tij u mundua të shfrytëzonte kundërsulmin por pa rrezikshmërinë e duhur. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Vllazninë.

Edhe në fillimin e së dytës është ajo që tenton më shumë dhe i ka 2-3 mundësi të mira por pa rezultat. Ndërkohë pas një aksioni të gjatë të miqve në minutën e 76-të, topi mbetet në zonë dhe aty është Spahiu që e shtyn në rrjetë duke barazuar rezultatin për Bylis.

Vllaznia hedh ne fushe tre sulmues me shpresen per te shenuar medoemos golin e fitores, por ndoshta edhe mund ta kishte pesuar me ane te nje kundersulmi te shpejte te Bylisit nje minute para fundit. Nderkohe ne minuten e 92-te ka 11-metersh per ekipin e Bylisit.

Anthony eshte i sakte nga pika e bardhe dhe shenon duke bere qe keshtu e gjithë ndeshja te mbyllet me rezultatin 2-1 per Bylisin qe merr nje fitore me shume vlere nderkohe qe kjo humbje do t’i kushtoje rende Vllaznise.

SHKODRA SPORT – FOTO MIKEL THEPINA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here