Karnavalet e Shkodrës në vitin 1929

0
205

Të gjithë bota karnavalin
Me gjithë shpirt e ka hatre (miratuar)
Dhe për sa shekuj të dalin Madje edhe kah Shqipnija
Kurr nuk ka për t’u harrue. Kurr na mbrapa s’e kem lanë

Si të mdhajt, ashtu dhe fmija
T’gjithë të mirat ia ka lanë
Kemi ra si peshku n’zall
Festa e jonë tri javë ma s’met

Karnavalit me çue fjalë Unë jam gjallë e fortë si curr
E je gjallë ndokund sivjet. Nuk jam kenun kurrë ma mirë
Simjet po i lus si çmos kurr,
Me Shqipni n’vedi e t’lirë.

I madh e i vogël t’bajnë gajret
Se asht festa lanë prej t’parvëve:
E u dhashtë Zoti bereqet
Rrnoftë Shqipnija e Shqiptarëve!

Nuk ka dyshim se Shkodra, ȃsht qyteti ma i vjetër i trashëgimisë së festimit të karnavaleve në Shqipëri. Ato kanë qenë prezent në gjysmën e shekullit të 19-të, rreth viteve 1860-61. Këto të dhena i konfirmojnë disa studiues si Gjon Karma,”Karnevalet e Shkodrës”, po edhe studiues si Lec Zadeja “Luigj Zadeja bejtexhi shkodranë, Filip Ndocaj, “Nëntori”, 1958, Nr 6. si dhe Gjon Stefa-Missagli në librin studimor “Historiku i Karnevale Shkodrane”:

”Të parët që kanë sjellë në Shkodër maska karnavali dhe që i kanë ekspozue në dyqan, kanë qenë dy këpucarë, njeni dalmatin e tjetri hungarez. Kjo rreth viteve 1860. Kurse i pari që njihet në Shkodër që asht veshë karnaval ka qenë Zef Gjon Mala….

Kështu vëreheshin persona të veshur karnaval, por që populli i quante “surreten”. Vetë paraqitja sillte gëzim te shikuesit, por edhe nji lloj shpotitjeje që shpesh merrte kundër përgjigjen e “surretenve”, ashtu siç e kishte zakon shkodrani, me bejten “qit e prit”.

E ku ma bukur do të gjente terren kjo festë masive kristiane, se në Shkodrën e humorit të çiltërt, therës e goditës. Janë të njohur e të lakuar më shumë se 150 humorist brenda këtyre dy shekujve deri në ditët tona në Shkodër. Shtojmë faktin se Shkodra kishte të veçantë edhe se ajo me disa rrethina , paten qenë nën posedimin e influencës së Republikës së Venedikut,. Qytet ky, ku të jetë zanafilla e festimeve moderne të këtij aktiviteti, ku edhe mori emrin “Carnem-levare” (festimi para periudhes 40 ditore se Kreshmeve ku heqja e mishit ȃsht obligatore), shtojmë këtu aktivitetin e dendur tregtarë si dhe shkollimin e studentëve të shumtë që sillnin kulturën përendimore, ndër to edhe këtë festë masive të gëzueshme. Kjo festë në Shkodër e ka zanafillën tek celulat familjare e ma tej tek ata farefisnore, apo edhe të lokalizuara në rrugica e lagje.

Me kalimin e viteve, kryesisht mbas 1900-ës, kjo festë filloi të vetorganizohej dhe të përcaktohej. Kështu, ajo u nda në dy ditë. Në ditën e parë, që ishte e diel (para të mërkurtës së të lidhurave) festonin fëmijët, në një organizim jo të përgjithshëm kolektiv, por kryesisht në grupime rrugësh e rrugicash, apo edhe rrethesh farefisnore. Shëtitnin dhe i binin dyerve të shtëpive plot zhurmë e hare, këndonin e kërcenin, por edhe kërkonin shpërblimin, kryesisht petullat karakteristike, por edhe fruta të thata dimërore, si fiq të thatë, bukëfike, kumbulla të thata, arra e lajthija. Në shumicën e rasteve veshja e tyre ishte sajuar nga shtëpitë, nga mundësitë e kohës. Ky lloj festimi i fëmijëve është trashëguar ndër vite , deri në ditët tona.

Dita e dytë e festimit ishte e marta, para së Mërkurës së të Lidhurave. Kjo ishte dita e të rriturve. Emërohej kjo “Dita e Karnevaleve”, por edhe e “Martja e Majme”.

Në Shkodër, ashtu si dhe në shumicën e popujve që e festojnë, data e tyre përcaktohet nga kremtimi i festës katolike të Pashkëve, por që në të vërtetë asnjëherë nuk është paraqitur si aktivitet fetar dhe s’ka pasur asnjë ngjyrë a material fetar.

Në këtë ditë, si më masivja dhe me pjesëmarrje të gjerë, prezantimi bëhej vetjak, por edhe i organizuar, sidomos mbas formimit të shumë shoqërive kulturore të asaj kohe, si “Rozafat”, “Bogdani”, “Antoniane”,”Vllaznia”,”Nji tubë djelmëri shkodrane” etj. Shumica e karnavalistëve lëviznin më këmbë, por edhe me karroca, pajtone dhe ndonjë rast, edhe me makina. Festimi vazhdohej deri afër “akshamit”(në të ngrysur). Ai përfundonte me një ceremoni mbylljeje, që për shumë vite u bë në dy qendra të qytetit, në qendren e lagjes “Serreq” dhe tek “Ara e Pashës”.

Në mënyrë demonstrative digjej “”dordoleci”, personifikim i të këqijave të atij viti. Shoqërohej ky veprim, me bejte  shpotitëse dhe vaje, por edhe kërcehej e hidheshin valle rreth tij.

Nga viti në vit “karnavalet shkodrane” merrnin tipizimin e vet, mbështetur kryesisht në humorin shpotitës (ironizues) të bejteve “qit e prit”, përherë në antitezë e kundërshti me të metat e kohës, qofshin këto të sistemit qeverisës, apo të metave social-ekonomike të kohës. Po kështu u veprua edhe kur ato qenë të organizuara dhe jo spontane, por tashmë të parapërgatitura, madje edhe të prezantuara në fletëpalosje apo broshura, kjo pas viteve 1913, sipas dëshmive.

Po prezantojmë një fragment që fletë qartë për të kaluarën e perspektiven e këtyre festimeve në Shkodër:

Në këte kontekst, pra në atë të demaskimit (kritikimit), paraqitej shpesh edhe veshja, apo objektet e shumtë butaforikë, karrocat, makinat etj. Siç qenë “globi” tek kriza botnore, “Shtëpi banimi” tek kriza e banesave, e famshmja “lopa që vjelin ministrat”e bejtexhiut e organizatorit me emër Kol Shirokës, “vaporrit”për përmbytjet në Shkodër, “Tezgjahut”të Kol Topit për modën e tjetërsuar etj. Krahas këtyre ata këndonin e kërcenin, bënin zhurmë gjatë gjithë lëvizjes së tyre në formë karvani lëvizës, më e ndjeshme kjo në ata grupe që ishin të organizuara në shoqëri kulturore.

Edhe gjatë pushtimit fashist të Italisë, në Shkodër nuk reshten së festuari karnavalet, gjithherë mbi traditës që ato kishin, me gjithëse shoqëritë kulturore nuk funksiononin të gjitha.

Në situatat e njohura të viteve të para pas 1944-ës, të mbarsura me shumë vështirësi e rreziqe, askush nuk kishte guximin me ndërmarrë një manifestim të tillë. Çdo gjë pritej e kërkohej të lejohej nga diktatura e hekurt e vendosur në Shkodër, që shfaqte fobi deri në masa represive ndaj shumëçkaje të traditës shkodrane të së shkuarës në kulturë e art.

E megjithatë edhe në komunizëm, do të manifestoheshin karnavalet. Do të jenë pesë të këtilla.

E para, do të jetë iniciativa e Klubit të Punëtorëve “Vaso Kadija”, më 21 shkurt 1951 dhe mbas kjo veprimtari më 28 prill 1957, më 20 maj 1962, 26 prill 1964 dhe e fundit, më 22 prill 1967. Deri në këte periudhë ky manifestim u pa i dobishëm, nga pushteti i kohës.

Me rrëzimin e komunizmit dhe mbas vitit 1992, po rilindnin zakonet e ruajtura e të trashëguara, që luanin një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Do të ishte Shoqëria Kulturore “Illyricum”, miq të shën Françeskut, që mori iniciativen e ripërtëritjes së festimeve të karnavaleve, në Shkodrën e artit e humorit tipik, me idenë e presidentit Gjon Stefa-Missagli, që për 8 vite do të jetë dhe drejtuesi organizativ dhe artistik, të festimit të karnavaleve sërish./konica/ KultPlus.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here