‘E bëjmë Shkodrën të ëndërrojë sërish’, rrëfehet Brdariç: Ju tregoj pse qëndrova

0
450

Pas takimit me stafin drejtues dhe ekipin ku edhe u gjend sërish vazhdimësia e punës me klubin shkodran, Tomas Brdariç ka folur për mediat. Ai ka sqaruar për “Panorama Sport” çfarë ka ndodhur në takimin me drejtuesit.

Si e përjetuat atë humbje ndaj Bylisit?

Të gjithë ishim të mërzitur pas humbjes, por ne duam të bëjmë më të mirën pavarësisht se situata doli nga kontrolli. Ne do të vijojmë të bëjmë më të mirën.

Çfarë ndodhi me rikthimin tuaj?

Unë mendoj se ne jemi “një ekip, një ëndërr”, siç edhe thotë banderola e vendosur në shkallët e stadiumit. Ne duam sërish që spektatorët të ëndërrojnë. Ne duhet të jemi të qartë dhe të bëjmë 100% më të mirën me ta.

Unë nuk mund të bëj pa këta lojtarë dhe as këta pa mua. Më kanë kthyer lojtarët, sepse jemi bërë një familje. U ulëm të gjithë bashkë dhe vendosëm të vazhdojmë. Kemi një staf tek ky ekip që më mbështesin dhe më mbështetën edhe në këto momente dhe kjo është arsyeja sepse ne vendosëm që të jemi të gjithë së bashku për të vijuar këtë punë që kemi nisur.

Largim dhe më pas sërish afrim, sa mund të ndikojë te ju kjo situatë?

Në futboll duhen rezultate pozitive që të jemi të lumtur dhe me rezultate negative të gjithë janë të mërzitur. Ndërsa si trajner duhet që të jesh i qartë dhe të shikosh përpara. Unë jam tërësisht i motivuar për pjesën e mbetur të sezonit dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Jam i bindur se do të jem këtu deri në fund të sezonit. Ne kemi treguar se jemi në ekip i suksesshëm. E kemi vërtetuar dhe do ta vërtetojmë sërish këtë duke arritur rezultate pozitive.

Çfarë u thatë lojtarëve pas rikthimit në skuadër?

Gjithmonë është një leksion dhe një gjë për të mësuar. Unë u thashë lojtarëve që të mësojmë nga këto gabime dhe jam i sigurt se do të shkojmë në drejtimin që duhet. Unë jam i sigurt që Vllaznia do të shkojë aty ku ka qenë duke përzgjedhur lojtarët më të mirë dhe do të arrijmë të fitojmë.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here