Mark Zuckerberg i shkruan shqiptarit pas videos që bëri xhiron e rrjetit

0
824

“Le t’i tregojmë botës se si është në të vërtetë Shqipëria” – është kjo sfida më e bukur virtuale e krijuar nga Erald Halili, i cili është shumë i njohur në rrjetet sociale për fotot dhe videot e veçanta. Dhe mund ta themi pa asnjë dyshim se deri tani po e përmbush shumë mirë qëllimin e tij. Me siguri edhe ju e keni parë videon e Eraldit që është bërë videoja më virale e dy ditëve të fundit.

Kjo video i fton të gjithë në një udhëtim me dron nëpër të gjithë skajet e Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, për të na kujtuar se sa e bukur është vendi ynë dhe sa shumë destinacione kemi për të eksploruar këtu. Në profilin e Eraldit në Instagram deri tani ajo numëron mbi 635 mijë klikime dhe mijëra komente.

Aq i madh ka qenë impakti i videos saqë vetë Mark Zuckerberg i ka shkruar shqiptarit rreth saj në Instagram. Eraldi ka ndarë me ndjekësit e tij mesazhin në të cilin Zuckenberg i shkruan:

“Përshëndetje Z.Erald Halili. Çarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, shkruan Zuckerberg dhe përgëzimin e shoqëron me një emoji duartrokitjeje.

Përveç kthimit të vëmendjes së shqiptarëve kah vendit të tyre dhe vlerësimit të bukurive natyrore, raste të tilla vlejnë edhe si promovuese shumë të mëdha të Shqipërisë. E sidomos në këto kohë pandemie kur turizmi është më i gjunjëzuar se kurrë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here