Bajerni bën detyrën në Champions. Fiton me Lacion dhe kalon në çerekfinale

0
82

Mbyllet ndeshja Bajern Mynih-Lacio me fitoren 2-1 të gjermanëve që arrijne të kualifikohen në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje pa shumë histori , me bavarezët që vinin pas një fitoreje të thellë 4-1 në “Stadio Olimpiko”, duke ia dalë të fitojnë dhe në shtëpinë e tyre.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e nisi si titullar ndeshjen nuk arriti të lërë gjurmë sonte dhe u zëvendësua në minutën e 55’ të lojës, teksa arriti të bëhej protagonist në golin e parë të Bajernit, ku pas një krosimi në zonë, pengon lojtarin bavarez dhe shkakton penallti, e cila ekzekutohet nga sulmuesi polak, Levandovski në minutën e 33’ të ndeshjes.

Gjermanët dyfishuan shifrat në minutën e 73’ me anë të Çupo-Moting, ndërsa për lacialët shënoj Parolo në minutën e 82’, një gol ky vetëm për statistika pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të gjermanëve të cilët kalojnë në çerekfinale dhe shihen si një prej favoritët kryesor të fitimit të Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here