Parashikimi i motit: 18 mars 2021

0
73

Vijon mëngjesi i ftohtë dhe i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por shpejt paraditja sjell vranësira dhe reshje të pakta në zona të izoluara; shi në zonat perëndimore, por dëborë të pakët, në terrenet malore mbi 600 m lartësi.

Nga mesdita dhe në vijim, vranësirat bëhen të shpeshta në të gjithë vendin duke prodhuar reshje të përkohshme shiu e dëbore por, reshje të karakterit lokal.

Mbrëmja dhe nata përmirësojnë kushtet e motit në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes, kur termometri minimal do shënojë -3 gradë, por një rritje të lehtë sjell mesdita, kur maksimumi në rang vendi ngjitet mbi 13 gradë Celcius.

Era sot dobësohet ndjeshëm, si në tokë, ashtu edhe në brigjet detare, ku shpejtësia e erës do të arrijë deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke ulur dallgëzimin në 2-3 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here