Alo komiteti?!

0
111

Nga Elona Caslli

Pasi na poshtëruat, pasi na tallët me mbajtjen e maskës me detyrim në rrugë dhe heqjen e saj në klub, pasi mbyllët shkollat dhe universitetet, pasi krijuat kalendarin për liridalje të fëmijëve dhe të të moshuarve, pasi rrënuat bizneset dhe shkatërruat çdo artist, pasi vutë orën policore dhe vratë në emër të kësaj të fundit, pasi na gjobitët dhe na shoqëruat në komisariat se nuk iu bindëm talljes suaj që diktohej nga Edi Rama, tani dilni e na thoni se më 25 mars keni marrë vendimin që të lejohen tubimet politike?!

Kjo është një tallje e madhe me shqiptarët dhe një mungesë e mirëfilltë e integritetit profesional.

Universitetet janë mbyllur, shkollat janë me turne dhe ju dilni e na thoni se më 25 mars lejohen tubimet politike.

Sot u gjobit një grua në sytë e mi. Çfarë ndryshon nga 19 marsi deri më 25 mars?

Para se të lejoni tubimet politike, hiqni maskat nga fytyra e femijëve dhe ktheni studentët në auditor.

Post Scriptum- Vendimi i komitetit për 25 mars është një tallje kombëtare.

Elona Caslli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here