Ramadan Ndreu: Futbollistët shkodranë u eksituan. Vllaznia del kampion, vitin tjetër

0
720

Ramadan Ndreu ka folur pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Vllaznisë. Trajneri i Kastriotit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Marrja e golit në minutën e fundit, normal që nuk të lë shije të mirë. Është e çuditshme se si gjyqtari mos të japë një penallti. Po ta shohësh atë, ajo është një penallti e pastër. Është e tmerrshme që s’na japin penallti kurrë. E njëjta situatë edhe në Shkodër.

Megjithatë nuk kthejmë dot gjë. Thjeshtë shkatërrojmë nervat. Arbitrat duhet të jenë të kujdesshëm sepse penalizojnë ekipet. Morëm një gol në moment shpërqëndrimi. Lojtarët s’e kuptojnë që loja përfundon kur fërshëllen bilbili. Ky është futbolli. Nuk kuptova edhe tërbimin e ekipit të Shkodrës.

S’e imagjinoj dot. Lojtarët e Shkodrës erdhën te stoli duke na provokuar. Është totalisht tërbim. Jam pak i mërzit se si po menaxhohet ky fund sezoni. Jemi e vetmja skuadër që s’kemi marrë asnjë penallti. Po ta shohësh atë moment, e hodhi lojtarin si lopë.

Çfarë do ai, boks? Ne jemi të vjetër në sport dhe e dimë kur dëshiron të vjedhë një penallti. Unë dua atë që më takon. S’e kuptova ç’ishte ai tërbim, ç’ishte ajo festë. Ishin eksituar totalisht, ishte bombë. Ata donin të na nxirrnin nga vetja.

Bylis? Nuk më shqetëson fare Ballshi. Nëse më hahet haku, do iki nga ndeshja dhe do e lë stolin mu në mes të takimit.

Penalltia e minutës 14? A mundeni ta shihni edhe penalltinë në Shkodër që s’ma dha. Unë s’kam facebook, s’mbaj facebook.

Unë kam parë skuadër sot, por nuk kam parë si sot, bënin në çdo moment “ua-uu”, më kanë nevrikosur pafund. Unë jam këtu dhe do jem dhe nuk shqetësohem sot që fituan sot. Kampionati vazhdon. Vllaznia kampion? Do të dalë, do të dalë vitin tjetër”, përfundoi ai me ironi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here