A do të ndryshojë sërish ora këtë vit?

0
345

Të dielën më 29 mars në orën 2 të natës, kthehet ora verore.

Akrepat e orës do të duhet të lëvizin përpara me 60 minuta, gjë që do të thotë se do të flemë 1 orë më pak.

Me ndryshimin e orës, tani do të shijojmë më shumë dritë. Ndryshimi i orarit do të vlejë deri më datë 31 tetor. Janë muajt nga prill deri në tetor, ata të cilët na bëjnë ta kemi më shumë nevojën e këtij ndryshimi

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsi.

Lëvizja e akrepave të orës, 1 herë para dhe 1 herë pas është realizuar prej vitesh për arsye se qeveritë kanë dashur të kursejnë energjinë elektrike, duke shfrytëzuar më shumë ditën.

Ora verore do të zgjasë gati shtatë muaj (saktësisht gjashtë muaj, tre javë dhe pesë ditë) deri në rikthimin e orës standarde, më 25 tetor.

Komisioni Europian ka propozuar rreth tre vite më parë heqjen e orës standarde duke lënë vetëm atë verore, por me sa duket hipoteza është shtyrë për një afat të pacaktuar ende. Po diskutohet ndërprerja e këtij vendimi dhe janë realizuar disa peticione në shtete të ndryshme, pasi ndryshimi i orarit ndikon ndjeshëm tek produktiviteti i njerëzve dhe çekuilibron orën biologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here