Manastirliu: Populli do të jetë i mençur, më 25 Prill do votojë për PS, jam krenare për Najadën

0
190

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehu bindjen që më 25 Prill, socialistët do e rinovojnë kontratën me shqiptarët për një tjetër mandat qeverisë. Në prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, Manastirliu u shpreh se PS ka treguar që di të jetë në lartësinë e detyrës gjatë tërmetit dhe pandemisë.

“Jam e bindur që sot më shumë se kurrë, populli do të jetë i mençur në vlerësim dhe gjykim për të vlerësuar më 25 Prill PS. Kjo votë do bëjë njëherë ndarjen mes dy botëve, ndërtimit dhe shkatërrimit, regresit dhe progresit. Jam e bindur që ashtu siç i kemi qëndruar sfidave më të mëdha si tërmeti dhe pandemia, tregoi që ne qëndruam në lartësinë e detyrës.

Sikurse e kemi menaxhuar dhe vijojmë ta menaxhojmë çdo ditë këtë sfidë të pandemisë përmes një ekipi fantastik të mjekëve dhe infermierëve, Jam krenare që Najada si simbol i kësaj lufte është këtu si zë i atyre që luftuan në frontin e parë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Jam e bindur që ne në datë 25 do e rinovojmë kontratën me shqiptarët sepse bëjmë atë që themi dhe fjalën e kthejmë në vepra. Ne do t’ia dalim të jemi skuadra fituese dhe lokomotiva që do të drejtojë”, tha Manastirliu./mv.abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here