SAHATI I SHKODRES

0
228

Në shekullin e XVIII në Shkodër kishte rreth 1000 dyqane dhe prodhonin artikuj të ndryhem 60 lloje zejesh, ku vetem argjendarë në Shkodër kishrë rreth 100 që punonin me porosi artikuj të ndryshëm dekorativë jo vetëm për Shkodrën por edhe për shumë qytete të Ballkanit.

Këta tregtarë e zejtarë kishin marrëdhënie me njëri-tjetrin madje dhe me botën e jashtme dhe ndjenin gjithnjë nevojën për matjen e kohës,për llogaritjen e saj dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta.

Këte gje mund ta bëntë vetëm ora e xhepitose ora e murit të cilat ne shekullin e XVIII ishin të rralla dhe shumë të shtrenjta.Prandaj u p e domosdoshme që të ndërtohej një sahat publik.

Kështu u vendos ne Pazar një sahat publik rreth viteve 1650-1660 me shpenzimet e tregtarëve e zëjtarëve.Pasha i Shkodrës ndërtoi një kullë ne kala ku vendosi një sahat të madh ,qe në vitin 1772 u pais me një çangë ushëtima e të cilit degjohej larg.

Më vonë , me shtrirhjen e qytetit në drejtimin që është sot,kullat e sahatit u vendosën në kompanjelat e kishave që të orientoheshin bsimtarët për të kryer ritet fetare.E vetmja kullë e sahat publik larg kishave ishte kulla afër muzeut të qytetit që njihet me emrin” Sahati i Inglizit”.

Atë e ndërtoi lordi anglez Paget dhe ajo ndodhetedhe sot.një vend tjetër për sahat publik është tek ish bashkia,sot Prefektura e qarkut të Shkodrës.Nga viti 1660 derinnë vitin 1967 Shkodra gjithnjë ka psur sahat publik që ikanë shërbyer shumë mire popullit të qytetit.Në vitin 1985 u vendos një orë mbi një pallat që më së shumti nuk funksionon.

Histori për sahatët e Shkodrës.
Në vitin 1963 bën një vizitë dy ditëshe në Shkodër, Enver Hoxha.Atëherë shtëpia e pritjes ishte ne pedonalen e sotme dhe në këtë pikë të qytetit ndiheshin shumë mirë tik-taket e sahatit të Kishës së Madhe e të Kishës së Fretënve , të cilët e kishin lënë pa gjume Enverin.

Të nësërmen i dha urdhër skretarit të parë në Shkodër që të hiqeshin kumbonët e sahatëve që ishin në kombanjelët e kishave sepse shqetësojnë popullin.Urdhëri u zbatua menjeherë dhe që atëherë sahatët e Shkodrës pushuan përgjithmonë.Kjo deri në vitin 1967 kur revolucioni enverian për luftën kundër fesë përfshiu dhe sahatët e Shkodrës.

Që atëherë Shkodra mbeti pa atë dekor që qyteteve të tjera mungonte.Thuhet se sahatët e Shkodrës u shpërndanë në qytete tjera dhe një prej tyre u vendos në Gjirokastër,në vëndlindjen e Enverit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here