SPITALI I PARË SHQIPTAR ËSHTË NGRITUR NË SHKODËR.

0
1744

Shkodra një ndër qytetet shqiptare më të zhvilluara në shekuj do ishte e tillë dhe në shëndetësi.
Studiuesi Agim Parruca në librin e tij “Shkodra bastion i qyteterimit shqiptar” trtegon se spitali i parë shqiptar është ngritur në Shkodër.Gazeta Pjacë e sjell këtë shkrim të plotë.

Pas rënies së Bushatllinjëve vilajetin e Shkodrës e morën në dorëzim zurtarët turq.Në fillimin e çerekut të dytë të shekullit të XIX,qyteti gjithnjë po shtrihej në drejtimin që është sot,por lagjet kryesore ishin

Ajasma,Qafa,Alibegaj,Tapja, Tabakia,pasi këtu jetonin parija dhe të pasurit e Shkodrës së asaj kohe që kishte rreth 32.000 banorë.Pikërisht në Ajasëm , në vitin 1831 ngrihet në shërbim të ushtrisë turke,spitali I parë në shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.Spitali kishte nje kapacitet prej 80 shtretërish dhe dy salla.

Dr.Jozef Myler shkruan se në 1836 përveç këtij spitali, në Shkodër ishte dhe një spital tjëtër në Bahçallek,kryesisht për sëmundjet e jashtme të lëkurës,me kapacitet prej 27 shtretërissh, që mund te thuhet se është institucioni i parë i dermatologjisë në vendin tonë.

Në vitet 1850-1860 qyteti u zhvendos drejt Fushë çelës që u bë dhe qendra e tij.Pikërisht në këto vite u transferua dhe spitali nga Ajasma në Rus Maxharr.

Ndërtesa ku u vendos spitali ishte e re dhe e ndërtuar për këtë qëllim.Me dy kate, në katin e parë ishtë ambulance,farmacia,drejtoria dhe administrate, ne katin e dytëkishte dhoma për të sëmurë me kapacitet 200 shtretër.

Kapaciteti erdhi duke u rritur dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shëkullit të XX, kapaciteti shkoi në 300 shtretër.Pervëç ushtrakëve , aty kuroheshin edhe civilë nga tre besimet dhe kjo del nga rregjistrat e vdekjeve ,sidomos ato të klerit katolik.Spitali,sipas dokumentave të ndryshme,ka qenë i paisur me sallë operacioni, autoklavë, sterilizatoretj.

Pati jetë deri në vitin 1916 pasi u dëmtua nga serbët,ndërsa austro-hungarezët e kthyen në magazinë.Në fund të shekullit të XIX, Austro-Hungaria ngriti një spital që sipas konsullit të tyre në Shkodër, Ippen,shërbenin një mjek dhe katër infermjere (murgesha),ambulancë dhe afër tij ngrihej edhe jë shkollë për vajzat.

Të sëmurët që shtroheshin në këtë spital,shërbimin dhe barnat i kishin falas ,madje kishte rasti kur personelti dilte në fshat dhe kuronte e shpërndante barna falas.Ky spital ka qenë i kompletuar me vegla e orendi nga më të mirat e kohës dhe aty kryhesgin operacione mjft të vështira.

Në statistikat e këtij spitali gjenden emrat e mjaft pacientëve nga zona të ndryshme të Shqipërisë,madje dhe ga jashtë vendin dhe në vitin 1904 këto zinin 4% te gjithë të shtruarve.Spitali thuhet e kishte rregull dhe pastërti shembullore,ndërsa mjekët, sidomos kirurgët ishin shumë të përgatitur.Në vitin 1900, italianët hapën në Shkodër një qendër shëndetësore.

Gjtaë tërmetti të vitit 1905 në Shkodër,italianët ngritën një ambulance në ndihmë të të plagosurveqë shërbeu si fillesë për ngritjen e spitalit italian në këtë qytet.Italianët blenë një shtëpi dhe e përshtatem për spital,me 12 shtretër dhe pranë tij ngritën një shkollë për infermjerë ku u grumbulluan disa vajza jetime.

Në rivalitet me spitalion austrisk në Shkodër,në vitin 1913 italianët hodhen themelet per ngritjen e një spitali por që për shkak të Luftës së Prë Botërore mbeti pa përfunduar.

Marre nga libri “Shkodra bastion i qyteterimit shqiptar “ i autorit Agim Parruca

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here