Këshilli Bashkiak i thotë ‘jo’ Vllaznisë. Europa tashmë një ëndërr për kuqeblutë

0
563

Shpresat per ta pare Vllaznine te liçensuar dhe pjesmarrese ne Kupat e Europes (nese e siguron kete gje) thuajse jane shuar perfundimisht.

Keshilli Bashkiak Shkoder ne mbledhjen e tij te sotme ka vendosur te mos e marre fare ne shqyrtim kerkesen e Bashkise per miratimin e nje fondi prej 820 milione lekesh per shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimeve.

Bashkia kishte kerkuar perfshirjen e kesaj kerkese ne pikat e rendit te dites por anetaret e Keshillit pas votimit te bere online kane vendosur qe kjo kerkese te mos perfshihet ne rendin e dites.

Kane qene 33 keshilltare qe kane votuar kunder duke dale kesisoj edhe kunder Vllaznise dhe duke e lene ate pa u licensuar per ne Kupat e Europes.

Nje veprim aspak i denje sepse ne fund ajo qe e peson eshte Vllaznia e te gjithe shkodraneve. Vendimi i sotem per te mos e miratuar fondin e duhur qe do te sherbente per licensimin e klubit, pritet te ndikoje dukshem tek e ardhmja e skuadres ne kete fund-sezoni. /Shkodra-Sport.Com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here