E rende ne Shkoder/ Hidhet nga kati i 5, humb jeten 65 vjeçari

0
698

Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen Naim Gjylbegu. Dyshohet se 65-vjeçari ishte në kushte depresioni, ndaj kreu aktin tragjik.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .

Njoftimi i plotë i policisë:

“Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi A.M 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here