Humbje me kokën lart për Shqipërinë, Anglia largohet me tre pikët nga ”Air Albania”

0
76

Shqipëria ka humbur mbrëmjen e stome ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2022. Në “Air Albania“ triumfon Anglia, e cila mposht kuqezinjtë me shifrat 0-2. Djemtë e Edi Rejas tregohen një mur i vërtetë për “tre luanët” gjatë pjesës së parë, madje arrijnë të flirtojnë me golin, por goditja e Myrto Uzunit shkon sipër traut të portës.

Ekipi kombëtar reziston deri në minutën e 39, atëherë kur Kane i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe tund rrjetën me një goditje me kokë. Rasti i parë i rrezikshëm ky i anglezëve, që në fund ndalet në portë.

Ndërkaq pjesë e dytë i jep më tepër hapësira në fushën e lojës Kombëtares së Anglisë, e cila shënon përsëri falë një “dhurate” nga Shqipëria, që ia bën të lehtë rrugën e golit Mount-it. Megjithatë në fund mund të cilësohet një humbje me kokën lart kjo për Kombëtaren shqiptare, që bën një paraqitje të mirë përballë një kundërshtari si Anglia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here