Pas vaksinimit masiv, ç’pritet të ndodhë në verë?

0
21

Sipas kryeministrit Rama, kjo verë do të na gjejë ndryshe nga ajo e vitit të shkuar. Përmes një videoje në llogarinë e tij të Facebook, Rama tha se deri në verë jeta do t’i jetë kthyer normalitetit.

Sigurimi i vaksinave anti-Covid sipas tij do t’i japë mundësi vendit që muajt e ardhshëm të jetojë pa kufizime. Ndonëse pavarësisht përmirësimeve situata e pandemisë është ende delikate, duket se vera do t’i ndryshojë gjërat.

Sipas kreut të vendit, hotelet, restorantet, clube-t do t’i kthehen jetës dhe punës pa orare kufizuese.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara.”
Ç’thonë epidemiologët?

Deri më tani Komiteti i Ekspertëve mendon se nuk është ende koha për të liruar masat apo lejuar grumbullimet. Deri në një njoftim të dytë vendi do të vijojë akoma me fashën orare 06:00-20:00./anabel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here