VIDEO/ “Shqipërisë i duhet Rama”, Tinka Kurti i bashkohet fushatës së PS

0
785

Teksa na ndajnë 24 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit kryeministri, Edi Rama, ka zgjedhur të publikojë një spot, këtë herë me protagoniste aktoren, Tinka Kurti.

Në videon e publikuar në mediat sociale, aktorja thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama, pasi ai nuk ndalet kurrë, lufton dhe punon për ne.

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -shprehet aktorja Tinka Kurti.

Më herët protagonist në fushatën e Partisë Socialiste u bë edhe aktori i njohur Robert Ndrenika./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here