FOTOLAJM/ Shpërdoroi një flagrant, plas gallata me Timo Vernerin në rrjetet sociale. Sulmuesit gjerman i japin “nënshtetësi” maqedonase

0
224

Mbrëmjen e djeshme, Maqedonia arriti të marrë një fitore historike përballe kampionëve të Botës, Gjermanisë, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Në minutën e 79’ teksa ndeshja ishte në barazim 1-1, sulmuesi gjerman i Çelsit, Timo Verner, humbi një rast flagrant përballë portierit, rast ky që bëri xhiron e botës se si një sulmues i kalibrit të tille arriti të godiste topin në atë mënyrë.

Për këtë çështje nuk kanë ngelur të heshtur as mediat maqedonase, ku një gazetë ka postuar një foto të një karte identiteti maqedonase dhe ka vendosur foton e sulmuesit Vernerit, duke e cilësuar atë si një shtetas maqedonas pas rastit të humbur./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here