Një bilbil i FIFA-s për supersfidën e Shkodrës, FSHF-ja cakton gjyqtarin e ndeshjes Vllaznia – Partizani

0
366

Sot do të luhet një nga kryendeshjet e javës së 26-të të Superiores. Vllaznia pret Partizanin në stadiumin Loro Boriçi në orën 16:00. Për këtë sfidë, sektori i gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur Enea Jorgjin si arbitër kryesor. Gjyqtari elbasanas që mban stemën e FIFA-s është vlerësuar si i duhuri për këtë takim.

Në ndihmë të tij do të jenë Emigers Ganxhi dhe Uran Korra nga kolegjiumi i Elbasanit. Sakaq i katërt do të jetë Mario Shabanaj nga kolegjiumi i Tiranës. Kujtojmë që kjo përballje është shumë e rëndësishme për të dy ekipet pasi do të luftojnë për të marre fitoren. Vllazni vijon të jetë kryesuese, ndërsa të kuqtë i ndjekin nga pas me 2 pikë nga pas./Newsport.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here