Policia mbush “Air Albania”, nis sot vaksinimi i efektivëve me AstraZeneca

0
94

Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të marrin sot vaksinën anti COVID. Vaksinimi i tyre do të nisë nga Tirana në stadiumin “Air Albania”. 600 efektivë policie do të vaksinohen këtë të shtunë në ambientet e stadiumit “Air Albania” me vaksinën Astrazeneca, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Lajmi i vaksinimit të policëve u dha një ditë më parë nga kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu gjatë një vizite në Berat. Përveç bluzave të bardha që kanë qenë në vijën e parë të zjarrit, efektivët e policisë kanë qenë grupi tjetër i riskut, gjatë periudhës së pandemisë.

Një ditë më parë nisi procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve me vaksinën kineze në sheshin “Skënderbej” i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00. Deri më tani në vendin tonë janë kryer 172.486 vaksinimeve, ku përfshihen bluzat e bardha, të moshuarit, mësuesit dhe grupet e riskut.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mansatirliu dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu inspektuan procesin e vaksinimit të uniformave blu./a2news.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here