Rama u nxorri qytetarëve gishtin e mesit në Shkodër, Lapaj: E pafalshme, karshillëk ndaj kombit, ndaj shtetit e njerëzve

0
906

Avokati Adriatik Lapaj ka komentuar gjestin e turpshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili u filmua teksa u drejtonte gishtin e mesit qytetarëve në Shkodër. I ftuar në “Zonë e lirë”, Lapaj tha se gjesti është një gabim i pafalshëm.

Sipas avokatit, ky gjest është karshillëk ndaj kombit, ndaj shtetit e ndaj njerëzve.

“Ai gishti i nxjerrë publikisht është karshillëk ndaj kombit, ndaj shtetit, ndaj njerëzve, është gabim. Nuk mund ta komentoj, është një sjellje ndaj çdo lloj limiti. Është e pafalshme ai gjesti nga kryeministri… Ai është kryeministër edhe i atyre që i thonë ik, nga ana e Kushtetutës”, tha avokati Adriatik Lapaj.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here