Basha në Shkodër: Të rinjtë t’i prijnë ndryshimit për të ringjallur ekonominë

0
186

Kreu demokrat Luzim Basha në përmbyllje të takimeve elektorale gjatë ditës së sotme në Shkodër është takuar me një grup të rinjsh përgjatë lumit Buna. Duke akuzuar qeverinë aktuale për rritjen e çmimeve dhe largimin e të rinjve nga vendi, ai u kërkoi atyre që të bashkohen dhe t’i prijnë ndryshimit më 25 prill për të larguar qeverinë dhe për të zhvilluar ekonominë.

“Të gjitha kanë ngecur në vend. Të vetmet gjëra që kanë shkuar lart janë kostot, çmimet dhe të rinjtë që largohen. Në 25 prill do zhbllokojmë këtë mekanizëm të ndryshkur, por për të hequr pengmarrjen e ekonomisë shqiptare duhet që më 25 prill rinia e Shkodrës t’i prijë ndryshimit me pjesëmarrje për ndryshim dhe ne do t’u përgjigjemi me reforma duke ngjallur dhe ndezur motorët e ekonomisë. Turizmi do jetë një nga degët kryesore të ekonomisë shkodrane .Që mekanizmi i ndryshkur i kësaj ure të zhbllokohet, të rihapet duke sjellë turistë, konsum e mirëqenie për bizneset e Shkodrës dhe një standard të ri për Shkodrën”.

I shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, Basha theksoi se ura e Bunës ishte projektuar nga demokratët me një mekanizëm për t’u hapur në mënyrë që të lundronin anijet turistike, por që kur ka mbaruar ky mekanizëm nuk është vënë në funksion asnjëherë.

“Jam me një vepër infrastrukture që kam patur mundësinë e të jem pjesë e projektimit të kësaj vepre ishte konceptuar se zëvendësim i urës së vjetër, por në ato vite ishte shumë e rëndësishme që çdo vepër të ndërtohej me perspektivë për të ardhmen dhe u kërkuam ndërtuesve që të siguronin t’u përgjigjej nevojave të trafikut dhe vizionit tonë për Shkodrën. Përbën një pasuri jo thjesht natyrore, por edhe turistike. Kjo pjesë e urës ishte projektuar me një mekanizëm për t’u hapur në mënyrë që të lundronin anijet turistike dhe anijet me vela, pro që kur ka mbaruar ky mekanizmës nuk është hapur asnjëherë”.

Basha premtoi se do të bëjë gjithçka që deri më 25 prill të rinjtë të bëhen pjesë e ndryshimit dhe fitores për të ecur përpara drejt destinacionit europian.

“Shkodra ka qenë edhe në ditët më të errëta të kujtesës sonë për integrimin europian dhe tani brezi juaj është motivi për të na dhënë energji për të arritur objektivin tonë për në BE. Deri më 25 prill do të bëjmë gjithçka që çdo i ri dhe e re të jetë pjesë e ndryshimit dhe fitores. Nuk do ngecim në vend por do ecim përpara drejt destinacionit tonë europian”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here