Një vit pa artistin e shquar, Mjeshtrin e Madh, Gëzim Kruja

0
140

Më 5 prill 2020 u nda nga jeta Gëzim Kruja, humoristi i shquar shqiptar nga Shkodra. Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Ai ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka ushtruar profesionin e humoristit per 52 vite. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here