Rama paralajmëron mësuesit dhe infermierët: Vota mos të shkojë në drejtim të paditur

0
481

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar infermierët dhe mësuesit e punësuar me portalin shtetëror, se nëse vota e tyre do të shkojë në drejtim të paditur edhe ata mund të shkojnë në drejtim të paditur.

Teksa po përshkruante rrugën Leskovik-Përmet në orët e mbrëmjes, kreu i qeverisë telefonoi ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi për ta pyetur në lidhje me situatën në Durrës dhe zonat përreth kur kanë mbetur pak më shumë se tre javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Rama u shpreh se në Durrës duhet durim për të folur me njerëzit që të mos lëkunden duke përsëritur edhe njëherë tjetër paralajmërimin se nëse ikën PS nga pushteti do të ndërpriten vaksinimi dhe rindërtimi. Ai deklaroi se gjatë kësaj jave do të ulet sërish fasha e moshës së personave që do të marrin vaksinën.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Milva si je
Milva Ekonomi: Mirëmbrëma si jeni
Edi Rama: Unë mirë jam po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik Përmet se po shkoj në Përmet. Një natyrë fantastike por tani ka rënë errësira dhe nuk duket asgjë. Prandaj thashë të bëj disa telefonata. Si duket situata në Durrësin tim të dashur

Milva Ekonimi: Jam në Krujë. Isha në Krujë sot. Dje isha në Durrës. Duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm sidomos te pjesa e të rinjve që kanë hyrë në punë me portalet tona. Janë super entuziast

Edi Rama: Mësuesit dhe infermierët për Shqipërinë kanë hyrë me meritën e tyre, por çështja është se duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur. Se fillojnë prapë nga e para ata nuk dinë ata gjë tjetër

Milva Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh këtë gjë. Se kanë vuajtur për ta fituar vendin edhe pse kanë dalë mirë

Edi Rama: Uji u hap? Erdhi?
Milva Ekonomi: Uji u hap. Këtu në Krujë kanë bërë tre pilotime. Uji u hap. Është shumë mirë situata dhe ka shumë entuziazëm për këtë gjë.
Edi Rama: Ata nuk kanë pasur ujë gjithë jetën. Edhe këtu në Leskovik po diskutonim që ata nuk pasur ujë gjithë jetën. Këto janë gjëra që po bëhen për herë të parë dhe të fundit. Durrsakët e mi çfarë thonë? Më iku vala tani

Milva Ekonomi: Isha në Thumanë dje. Aty ritmi i rindërtimit po ecin. Ka shumë falënderime për energjinë elektrike. I punonte lavatriçja dhe televizori.

Edi Rama: Po pyes katër herë për Durrësin nuk e di ku më çon.
Milva Ekonomi: Në Durrës është padurimi i rindërtimit. Njerëzit mezi po e presin.
Edi Rama: Durrësi ka edhe volumet më të mëdha me pallate dhe apartamente. Ne në Durrës jemi përqendruar. Edhe një çikë durim duhet. Duhet me i kontaktuar dhe me i folur që të mos lëkunden se ëhëëë, me ata tjerët nuk ka rindërtim, nuk ka vaksinim

Milva Ekonomi: E di sa i rëndësishëm është vaksinimi për ata
Edi Rama: Ku di unë i shkreti
Milva Ekonomi: Po është shumë i rëndësishëm
Edi Rama: Do e ulim fashën këtë javë. Pavarësisht se ata malukatët na e vështirësojnë situatën çdo ditë. Por çfarë t’i bëjmë atyre./mv.abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here