“Shoqe si je”/ Rama bisedë me Edonën: Mos harro misionin, s’do ta lëmë peng Shkodrën tek xhagajdurët

0
1170

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike në ‘Facebook’ një bisedë telefonike që ka zhvilluar me Edona Bilalin, kandidaten e PS në Shkodër. Ai e nis bisedën duke e quajtur ‘shoqe’ e më pas e pyet se si është gjendja në qytet.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë i bën të ditur se duhet të komunikojnë me njerëzit, ndërsa Bilali i tha se po i sha shumë mesazhit, mirëpo Rama e korrigjoi. Ai ndërhyri duke i thënë se donte të thoshte duke i mëshuar. Bilali tha se shkodranët e kuptojnë këtë fjalë që tha ajo.

BISEDA:

Rama: Shoqja si je?

Edona :Shkodra si lule.

Rama: Po të marr nga Kolonja, është një mjedis i mrekullueshëm. Ti nuk ke ardh ndonjëherë se te Shkodra e ke mendjen.

Rama: Mirë mirë se na mbyte, i keni më të bukurat po keni xhakajdurët që nuk ju kanë lënë. Si po shkon?

Edona: Mirë, biznesi është shumë i kënaqur. Heqja e tatim fitimit ka liru biznesin e vogël. Të rinjtë janë shumë të entuziazmuar. Cdo gjë është transparente.

Rama: Ti si e shef? Si është atmosfera?

Edona: Unë kam shumë besim.

Rama: Duhet folur me njerëzit që vaksinimi shoqërohet me distancimin masiv. Mos të ndodhë si në Kosovë dhe Mal të Zi. Kjo është tmerr, duhet insistu me mesazhin që i kemi borxh Shkodrës. Një pjesë është e jona, një pjesë e atyre që e kanë lënë kështu. Duhet me fol shumë me njerëzit, në fund vendosin vetë ata. Po ne do të bëjmë tonën.

Edona: Ne jena duke i sha shumë mesazhit të qytetarisë.

Rama: Duke i mëshu doje me thënë, se duke i sha është shkodranisht.

Edona: Shkodranët e kapin.

Rama: Shkodranët e kapin po nuk e kapin këta të tjerët që e dëgjojnë.

Rama: Edhe barë do hamë po dy gishtat nuk do ti ulim. Mirë shoqe, ke ardhë që të bëhet PS si ty, jo ti si PS. Misioni vazhdon.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here