Bllokimi i RINASIT, reagon ASHPËR Edi RAMA: SABOTIM i RËNDË! Organizatorët do kallëzohen penalisht për cënim të sigurisë KOMBËTARE (E PLOTË)

0
339

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas bllokimit të punës në Aeroportin e Rinasit për shkak të grevës të rreth 60 punëtorëve të AlbControl, duke e quajtur “sabotim të rëndë”.

Rama thotë se organizatorët do të kallëzohen penalisht për cënim të sigurisë kombëtare pasi ligji e ndalon ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve në aeroport.

Më tej, kryeministri Edi Rama drejton gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta duke thënë se “duan ta mbajnë mbyllur aeroportin për të mos ardhur vaksinat”.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here