Bllokohet aeroporti i Rinasit, avioni i ardhur nga Athina qëndron 30 minuta në qiell, më pas bën lëvizjen e papritur

0
1312

Një avion pasagjerësh i ardhur nga Athina nuk ka mundur sot të ulet në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se avioni ka qëndruar 30 minuta në ajër në territorin  shqiptar dhe më pas është detyruar të riktheht përsëri në Greqi, pasi puna në Aeroport është bllokuar sepse kontrollorët e AlbControl kanë bojkotuar punën dhe janë në protestë për pagat dhe kushtet e punës. I gjendur në këto kushte, avioni i kompanisë greke “Aegean Airline” është kthyer sërish në Athinë.

Për 30 minuta avioni i nisur mëngjesin e sotëm nga ka kryer manovra në ajër duke tentuar uljen në pistën e Rinasit, por ka dështuar dhe është kthyer pas. Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%.

 AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Pritet që ministrja Balluku të jetë vetë sot në ambientet e AlbControl për të diskutuar për kërkesat e kontrollorëve dhe punonjësve të tjerë.

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

 Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë, ndikuar edhe nga pandemia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here