“Grusht shteti”, Balluku akuza Berishës: Protesta e kontrollorëve është organizim politik

0
291

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reaguar pas takimit që përfundoi pa marrëveshje me kontrollorët në aeroportin “Nënë Tereza”. Në një konferencë për mediat, ajo tha se qeveria nuk ka asnjë lidhje financiare me kompaninë AlbControl.

Balluku deklaroi se kontrollorët kanë pasur paga me shifra që nuk janë normale. Sipas saj, pagat e tyre deri në 2019-ën shkonin në 4 milionë e 440 mijë lekë.

“Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore.

Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit. Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dhe IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2 mijë e 490 dollarë”, tha Balluku.

Kjo e fundit tha se protesta e tyre është thyerje e Kodit të Punës, sepse “janë arsyetuar të gjithë në të njëjtin moment, duke deklaruar paaftësi”.

Duke e cilësuar një grusht shteti, ajo tha se është një organizim i mirëfilltë politik, ndërsa hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Balluku tha se kjo situatë dëmton imazhin e vendit dhe pengon në zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët.

Duke qenë se presidenti Ilir Meta është takuar më herët me punonjësit e Albcontol-it, ministrja i kërkoi të shprehej lidhur me këtë situatë. Gjithashtu parlajmëroi se do të merren masa.

“Unë e kuptoj Sali Berishën, sepse e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik, në një moment fushate. Për shkak të fushatës elektorale dhe për shkak të të gjitha skemave politike, që po aplikohen, sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksina, që do të vinin sot pasdite. Sot në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kësaj fushate, brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë, për të prishur imazhin, po ndodh dhe diçka tjetër, po afektohet e gjithë shoqëria.

Sot nëse dikush që është i sëmurë, dhe duhet të kthehet në shtëpi, s’mund të kthehet, se kontrollorët janë të mërzitur se paga e tyre është 2 mijë e 490 dollarë.

Një që ka vdekur, e do të varroset këtu, sepse nuk do Sali Berisha, që ka përdorur një gjuhë ekstremisht të ashpër, duke gëzuar gjithmonë në probleme që ky has.

Ndërkohë, do i kërkoja Metës që edhe i ka takuar kontrollorët edhe ka kërkuar informacion nga Albcontrol, dhe ia ka dërguar Presidentit, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë kontrollorët kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar, a mundet sot shteti, Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar?”-tha Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here