Mbape bën si zakonisht fenomenin, hakmarrje e PSG ndaj Bajern Mynih

0
136

Padyshim lojtari i ndeshjes ishte Kilië Mbape, i cili realizoi dopietë golash, në minutat 3’ dhe 68’, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, e cila është si një lloj hakmarrje për atë humbje në finalen e sezonit të kaluar në Champions. Golin tjetër për PSG-në e shënoi Markinjos në minutën e 28’, pas një asisti perfekt të Nejmarit.

Bajerni arriti të shënojë dy herë, fillimisht me Çupo-Moting në minutën e 37’ dhe me Mylerin në minutën e 60’, por këto gola nuk mjaftuan, për të siguruar të paktën një barazim.

Gjermanët kishin mundësinë të shënonin më shumë gola, me rastet e shumta që krijuan, por përballë kishin një super-Navas, i cili bëri disa pritje fantastike, duke i mohuar golin bavarezëve në shumë raste.

Kështu PSG-ja merr një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen parë, me ndeshjen e kthimit që e luajnë në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here