Ndahet nga jeta Haxhi Fejzi Zaganjori, një personalitet i padiskutueshëm i Shkodrës….

0
877

Një lajm i trishtë sot për Shkodrën. Haxhi Fejzi Zaganjori u nda nga kjo jetë në moshën 76 vjeçare. Një figurë e njohur jo vetëm si klerik por edhe profesionist para vitit 1990. Kontributi i tij është shumë i rëndësishëm, sidomos në periudhën e vështirë të vitit 1997 e në vijim që kaloi vendi.

Nuk lodhej anjëherë duke bërë thirrje për paqe, mirëkuptim, bashkëpunim, jepte këshilla të urta pa u lodhur. Me fuqinë e fjalës që Zoti i kishte dhënë, Haxhi Fejzi Zaganjori mbillte dhe shpërndante paqe kudo.

Largimi i tij nga kjo jetë, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e të afërmit, por edhe miqtë, të njohurit, ata që patën fatin ta njohin nga afër por edhe të tjerë që e njohën përmes punës e kontributit të tij. Mik i çdokujt por sidomos i gazetarëve dhe mediave./shkodraweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here