Andi Lila befason me deklaratën e tij: Fjalë nderi kjo, ruajeni! Do t’i thyejmë xhamat e kryeministrisë Bashës nëse…

0
50

Në mars të këtij viti, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet, ndërkohë që mbeti jashtë listës së kandidatëve për deputet, edhe pse pritej kandidimi i tij në Kavajë.

Prej disa kohësh, Andi Lila është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas here është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit.

I pyetur për mikrofonin e Top albania radio, nëse Basha nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, Lila shprehet se do t’i kthehet çdo gjë ‘boomerang’ (mbrapsh):

Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, familjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here