‘Iu ngjita pas një kamioni, shoferi u tremb’/ Dj.Vicky rrëfen HISTORINË se si u arrestua në Kosovë: Më shpëtoi Flori Mumajesi

0
109

Dj.Vicky ka treguar një ndodhi në Kosovë! I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ai ka treguar historinë kur kishte përfunduar në prangat e Policisë gjatë një udhëtimi në Kosovë.

Ai ka zbuluar se ka qenë së bashku me djemtë e grupit të njohur “Threedots”, kur ishte ndaluar nga efektivët, ndërsa shtoi se kishte qenë shoku i tij, këngëtari i njohur Flori Mumajesi.

“Kemi patur një koncert në Kosovë dhe njëri nga djemtë që duhet t’i jepte makinës ishte i dehur. Unë nuk kisha patentë por nuk isha i dehur. Dhe si një fëmijë idiot për të mos më kapur policia mbylla dritat e makinës dhe iu vura pas një kamioni. Shoferi është trembur dhe ka njoftuar në radio që kam një makinë që po më vjen nga pas. Më kapën dhe më vunë në pranga, më ulën dhe përtokë. Shyqyr Zotit që Flori ishte afër me makinë dhe më shpëtoi si dhe një nga djemtë që ishin aty. Ishte një gabim,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here