“Mes miqsh të mirë”, Flori Mumajesi shfaqet krah Fatmir Mediut për fushatë

0
241

Flori Mumajesi është fotografuar krah kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Mediu, njëherësh kandidat për zgjedhjet e 25 Prillit ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me djemtë e Threedots, Florin, Brunon dhe Klajdi Harunin krahas së cilës ka shkruar se ka kaluar një mbrëmje të këndshme.

Kjo është dalja e parë e kantautorit të mirënjohur që pas ndarjes nga jeta të së ëmës pak javë më parë. “Mes miqsh të mirë, edhe mbrëmja kalohet më bukur”, ka shkruar Mediu krahas fotos. Kjo vjen në kuadër të takimeve elektorale që Mediu ka zhvilluar me qytetarët për t’i besuar votën në zgjedhjet e së dielës./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here