‘Po për Shkodrën a ke dashni?’/ Rama ndan mesazhin për ata që ende nuk kanë vendosur se për kë do votojnë, kryeministri: Kush i thotë vetes gri ta shikojë këtë njëherë

0
725

Teksa na ndan një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka vendosur që ditën e sotme të ndajë një mesazh për të gjithë ata që i thonë vetes gri dhe nuk dinë se ke të votojnë.

Rama shkruan në “Facebook” se “kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë”.

Rama ka ndarë mesazhin e kryesueses së listës së PS në Shkodër, Edona Bilali, e cila sqaron sipas saj, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill.

‘Unë jam kundër, gjithmonë kundër, anti-sistem. Jena shkodranë, nuk ka dunë. Po për Shkodrën a ke dashni. Voto me nderë‘- dëgjohet të thuhet në video.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt ShqipërinëDitë të mbarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here