Sulmi tek xhamia/ Imami Ahmet Kalaja: Sulmoi besimtarët që po adhuronin Zotin

0
426

Imami Ahmet Kalaja, ka folur në lidhje me ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në xhaminë te rruga e Kavajës, ku një person ka plagosur 5 të tjerë.

Në një video që ka bërë në rrjetet sociale Kalaja, thotë se ka plagosur disa vëllezër dhe besimtarë të cilët po adhuronin Zotit. Ndër të tjera ai thotë që shpreson që mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist.

“Sot ka ndodhur një akt barbarie në xhaminë ku një njeri ka goditur besimtarët brenda xhamisë, por dhe njerëzit që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që personi është arrestuar. Situata është nën kontoroll, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Urojmë shërimin e vëllezërve tanë që janë plagosur.

Shpresojmë që mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist, por shpresojmë që të ketë qenë ndojë njeri me metmeta mendore që e ka bërë një gjë të tillë.

Shpresojmë që për punë orësh, xhamia të kthehet në gjendje të mëparshme. Janë plagosur disa vëllezër, por edhe disa besimtar që kanë qenë duke adhuruar Zotin. Situata është nën kontroll. Faleminderit policisë që erdhi në kohë, dhe lusim Zotin që personi në fjalë të marrë atë që meriton. Zoti i madh largoftë nga njerëz që janë me probleme.“/oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here