Nga njohja me partnerin te emrat që ka zgjedhur për binjaket e saj, Eni Vasili i tregon të gjitha

0
56

Eni Vasili është në pritje të ëmbël dhe këtë gjë e pranoi edhe ajo vetë disa javë më parë. Teksa kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin e saj, zbuloi se moderatorja ishte në pritje të dy vajzave. Këtë gjë e konfirmoi edhe Vasili, ndërsa sot ajo ka zbuluar detaje të tjera.

Mbrëmjen e kësaj të hëne, moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe e gjendur përballë fëmijëve, Enit iu desh t’ju përgjigjej shumë pyetjeve për jetën e saj personale. Ajo rrëfeu se partnerin e saj, Armandin, e ka njohur në Tiranë nga disa miq të përbashkët.

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin e saj, ndaj bashkë me bashkëshortin do të vazhdojnë jetën në Shqipëri.

Gjithashtu ajo tregoi se i ka premtuar bashkëshortit një ceremoni të thjeshtë martesore, por që të jenë të pranishme dhe vajzat. Ndërsa për dy vogëlushet që presin, Eni zbuloi edhe emrat që kanë zgjedhur.

“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja e “Open”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here