Rama lexon numrin e kartës së identitetit në Elbasan, kërcënon Metën: Like, ne të dimë shumë gjëra ty, kjo është si me të marrë targën e makinës

0
54

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot numrin e kartës së tij të identifikimit. I pranishëm në Elbasan në takimin elektroal, dërkohë që debati për patronazhistët është ndezur në ditët e fundit, Rama lexoi numrin e kartës së tij të identitetit dhe tha se ai numër nuk i duhet as dreqir.

Referuar denoncimit të Presidentit Ilir Meta, i cili u ankua publikisht për vjedhjen e të dhënave të tij nga patronazhistët, Rama kërcënoi hapur duke thënë se ‘Likes’ siç e quan ai, i di shumë më tepër gjëra e jo më numrin e kartës së identitetit.

“Sot kam marrë kartën e identitetit me vete. Merreni numrim tim. Ja mbanishënim të dhënat. Rama, Edi. G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç’i duhet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like po ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare.

Kjo s’i duhet as dreqit. Karta e identitetit e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende karta e identitetit që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse karta e identitetit tonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhëna të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, si sigurimet shoqërore, kartela shëndetësore, etj.

Kjo është si me të marrë targën e makinës Kjo është si me të marrë numrin 12. Merreni numrin 12, sepse 12-a është numri i të gjithë shqiptarëve. Është numri i mandatit tonë të tretë. Më e bukura është se patronazhistët nuk punojnë me numrin e kartës së identitetit dhe të gjithë ajo….,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here